288 automjete të ndaluara dhe 426 persona të kontrolluar. Ky është raporti i ditëve të fundit në lidhje me aksionet e forcave të policisë së Modugno në Itali, të angazhuar në kontrolle specifike anti-Covid.
Gjatë operacioneve, për kontrollin e zbatimit të masave anticovid, u vendosën 103 gjoba për shkelje të Kodit të Autostradës. Nga këto 32 raste në mos respektim të masave anticovid: shumë shoferë të kapur në rrugë pa ndonjë arsye të justifikuar dhe disa njerëz të kapur duke konsumuar pije në bare ose në afërsi të afërt mes tyre.
Policia, në tre rrethanat, gjithashtu gjeti shkelje tek pronarët e aktiviteteve, duke urdhëruar mbylljen e tyre të përkohshme për 5 ditë. Në një lokal në Modugno, 4 klientë u gjetën mes tyre duke konsumuar birra. Në një piceri në Toritto, ku dy burra dhe një grua u kapën duke pirë. Dhe në një lokal në Binetto ku uniformat blu gjtetën 3 klientë të cilët, në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit, ishin fshehur në banjë.
Gjatë kontrolleve, 5 përdorues të rinj droge të gjetur në posedim të kokainës dhe marijuanës për përdorim personal u raportuan në Prefekturë.//telebari