Opozita ka nisur në bllok kontestimin e procesit zgjedhor të 25 prillit. Veç qarqeve si Kukës, Dibër dhe Lezhë, demokratët kanë ankimuar të gjitha qarqet e tjera ku veç Shkodrës, tetë të tjerat i kanë humbur.
Sot me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.
Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin. “Pranë KQZ janë paraqitur 15 kërkesa ankimore duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46. Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente,” u shpreh Merkaj.
Shorti për kërkesat ankimore nr.32 -46
Relator i kërkesave nr. 40,36,38 është z. Elvin Lako
Relator i kërkesave nr. 43,46,34 është z. Elvis Cefa
Relator i kërkesave nr. 42,45,44 është z. Ilirjan Rusmali
Relator i kërkesave nr. 37,41,35 është z. Koli Bele
Relator i kërkesave nr. 32,33,39 është z. Ledio Braho