Së fundmi nisën të qarkullonin disa video në të cilat shihej se si policët bashkiakë merrnin qentë zvarrë në lagjet e qytetit dhe i çonin më pas në spital për t’i vrarë me acid klohridrik ne zemër.
“ARSA Albania” ka qenë e para që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar videon rrëqethëse nga Kashari.
Qytetarë të thjeshtë dhe personazhe të njohur të showbiz-it i janë bashkuar protestave kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve.
Së fundmi, moderatorja e njohur, Roza Lati ka publikuar një video ku shihet se qytetarët dhe emrat e njohur publikë kanë dërguar një kërkesë në SPAK për zgjidhjen e këtij problemi.
Po ashtu, aktivistja e kafshëve, Jeta Sallçini, e ftuar në “Rtv Ora” ka dhënë më shumë detaje në lidhje me protestën që po zhvillohet prej disa ditësh nën kauzën e mbrojtjes së qenve.
Cila ka qenë përgjigja nga ana e bashkisë?
Sallçini:” Ndër vite kemi protestuar, ndër vite kemi kërkuar të ulemi kush ka qenë dhe kush është ende kryetar i bashkisë, nuk ka është thënë asnjëherë një përgjigje. Mënyra jonë e vetme ishte që të jemi të gjithë të bashkuar në kauzën tonë, shpresoj për mirë. Kemi ngritur një ankesë në SPAK për fondet për atë institucion që është në varësi të bashkisë dhe shpresojmë më të mirën për ato kafshë.”
Kauza shqiptare ka bërë jehonë edhe në median prestigjioze italiane, “Corriere della Sera”, të cilët kanë shkruar një artikull ku 80 organizata italiane në ndihmë të kafshëve i drejtohen ambasadores shqiptare në Itali: “NDALNI MASAKREN E KAFSHEVE”.
“Kërkojmë që Autoritetet Vendore të ndalin menjëherë këtë masakër të padrejtë dhe të ashpër. Vrasja nuk është zgjidhja.”
Kjo është cfare shkruajne tetedhjete (80) shoqata italiane te cilat jane pjese e Federates Italiane per te drejtat e kafsheve dhe mjedisit, duke filluar nga Enpa, Lav, Leidaa, Lndc, OIPA, ne nje leter drejtuar Ambasadores Shqiptare ne Itali, znj. Anila Bitri Lani. Ky komunikim ka per qellim kthimin e vemendjes se qeverise shqiptare tek trajtimi i qenve endacake qofte te Tiranes, qofte te qyteteve te tjera.
“Prej ditesh qytetare shqiptare protestojne ne sheshe dhe na kane shkruar per te denoncuar trajtimin e kafsheve endacake vecanerisht me afrimin e zgjedhjeve. Nga sa jemi ne dijeni, kafshet merren ne vijim te nje fushate sterilizimi, e cila kryhet ne Spitalin Veterinar te Bashkise, dhe me pas eliminohen me forma brutale duke i’u injektuar acid klorhidrik ne zemer, per t’i depozituar me pas ne landfill.”
“Shqiperia, vijon letra, eshte nje vend mik i Italise, nje vend europian, kandidat per te aderuar ne familjen e madhe europiane dhe qe ne si qytetare e mbeshtesim dhe stimulojme. Persa me siper, me gjithe respektin dhe ne menyre te drejt per drejte sikurse behet mes miqsh, kerkojme t’i percillni qeverise suaj gjithe zhgenjimin dhe indinjimin tone persa aktivistet shqiptare na referojne.
Kerkojme, qe Autoritetet Vendore te ndalin menjehere kete masaker”, shkruhet në letër.
Protesta me moton “Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve” vijon. “ARSA Albania” ka sjellë disa argumente të rëndësishme se pse vrasja e kafshëve të rrugës nuk është zgjidhje dhe ka bërë thirrje që të gjithë të mblidhen sot në orën 12:00 para Bashkisë Tiranë për të ndaluar dhunën ndaj tyre.
Postimi i plotë:
“Ju presim para Bashkise Tirane.
Sot ora 12.00
Ne vitin 2017 te gjithe bashke anembane Shqiperise u angazhuam per te ndaluar dhunen ndaj kafsheve marre shkak nga Bardhoshi i vogel i cili u godit dhe gjeti vdekjen ne menyre cnjerezore!
Peticioni i cili i tejkaloi 37.000 firmat nga 20.000 te nevojshme . Ky pericion ishte me i madhi i realizuar ndonjehere ne Shqiperi, ne mbrojtje te nje kauze shoqerore!
Peticioni u nenshkrua nga 37000 Shqiptare me shkrim dore!
Pra 37.000 Shqiptare ne kete moment jane duke u tradhetuar nga njerezit te cilet ata vete i kane zgjedhur!
Peticioni i #1ligj4putra po nenqeshet dhe merret neper kembe sot ne 2021 edhe nga ata te cilet e kane nenshkruar asokohe, (sigurisht per vemendje dhe me hipokrizine me te madhe), te cilet ne i ZGJEDHIM VETE!
Kjo eshte nje thirrje per 37.000 nenshkruesit, dhe per te gjithe Shqiptaret qe duan te rrisin femijet e tyre ne nje Shqiperi te paqte!
Sot ju jeni zeri i te gjithe qenusheve qe nuk flasin dot kur vriten, abuzohen e kur rrembehen apo helmohen nga Bashkite perkatese!
Ata vrasin qenushet dhe duke goditur ata drejt e ne zemer automatikisht na godasin dhe ne, mbi 37.000 nenshkruesit anembane Shqiperise.”
Sot eshte koha ti themi ndal abuzimit vrasjes keqtrajtimit te kafsheve.”