ADVERTISEMENT
Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët e Seksionit për Krimet është proceduar penalisht, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me punonjësit e AZDM, në malin e Tomorit, me një mjet tip kamionçinë të ngarkuar me pllaka guri dekorativ.