Kryebashkiaka e Durrësit Sako ka përkujtuar sot ditën e nderimit të heronjëve, që ranë dëshmor për atdheun nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Të gjithë përkulemi me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për ta dhe familjet e tyre, gjithashtu edhe për familjet e ushtarakëve dhe të policëve të rënë në krye të detyrës gjatë këtyre viteve.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!