Si shumë figura të shquara të artit politikës dhe më gjerë, sot e kanë ngushëlluar familjen Radoja për humbjen e aktorit të madh Guljem Radojës. Ndër to ka qenë dhe Kryebashkiakja e Durrësit Sako, e cila përmes një postimi ka dhënë një mesazh për të ndjerin Radoja.
Postimi i plotë:
Lamtumirë, Guljelm Radoja.
U nda prej nesh pas një lëngimi të gjatë nën peshën e egër të virusit Covid-19 artisti i mirënjohur, qytetari ynë i denjë Guljelm Radoja. Na la të gjithëve një pikëllim dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm. Ai, me mjeshtërinë e artit të tij, u fut nëpërmjet ekranit në çdo shtëpi shqiptare dhe do të mbetet gjithmonë aty. Breza të tërë njohën përmes tij një botë karakteresh nga më të larmishmet. Me talentin e jashtëzakonshëm, ai arriti te krijojë gjithë spektrin emocional, prej më të virtytshmëve deri tek më të përkundërtit. Vetëm një shpirt i madh artistik mund ta shumëfishonte veten si ai.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.