Prezantimi i librit të arkeologut dhe studiuesit Dritan Çokut “Kullat e Sahatit në Shqipëri”, si dhe ekspozita me grafika të kullave të sahatit në gjithë trojet Shqiptare, realizuara prej tij, ka bërë bashkë mbrëmë në Muzeun Arkeologjik në Durrës, specialistë të arkeologjisë, profesionitë të trashëgimisë kulturore dhe të apasionuar pas artit dhe kulturës.
Prezantimi i librit monografi, u realizuar falë një bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qendrës Muzeore të Durrësit dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë së Beratit. Takimi u bë mjaft natyrshëm në një bashkëbisedim mjaft profesional për tematikat e “Kullave të Sahatit në Shqipëri’, por dhe më gjerë ku specialistë të dy qyteteve me një lidhje sa të vjetër dhe shpirtërore mes tyre.
Çoku u shpreh se ky libër studimor është rezultat i një pune 14 vjeçare me në fokus kullat e sahatit. Kjo monografi studimore i shërben studiuesve të fushës studentëve, por dhe të gjithë të interesuarve rreth objekteve të kullave të sahatit. Por, kjo monografi është dhe një apel për gjithë institucionet përgjegjëse që këto objekte të ndërtuara nga shqiprtarët dhe për shqiptarët të kenë vëmendjen e merituar për tu trashëguar ndër breza.
Çoku u shpreh se në kullat e Sahatit në shqipëri vihen re tre shkolla ndërtmore që janë pasqyruar në ndërtimin e objekteve
Pas Beratit, qytetit të autorit, Shkodrës dhe Durrësit rrugëtimi i prezantimit të këtij libri do të vazhdojë në të gjitha qytetet shqiptare që janë përfshirë në këtë monografi.
Ekspozita me punime grafike të Dritan Çokut do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në Muze gjatë 2 javëve të ardhshme.
Durrës//2022/E.A/