Ana Golja, aktorja shqiptare është një ndër më të mirat në SHBA. Së fundmi, ajo ka treguar eksperiencën ku luajti krah aktorit të njohur John Travolta në një intervistë për emisionin “Rudina”. Bukuroshja e cila ka lindur dhe jeton në Kanada, theksoi se Travolta është një person shumë i dashur dhe një idhull për të.
“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur.
Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë,ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, u shpreh ajo.
Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”.
Kujtojmë se para tre vitesh, aktori i njohur Viktor Zhusti si dhe ylli ndërkombëtar, aktorja shqiptaro-kanadeze Ana Golja pranuan ftesën e produksionit për të prezantuar përgjatë tre netëve Festivalin e Këngës në RTSH. Dyshen simpatike nuk e pamë në skenë duke aktruar, por duke përcjellë tek publiku një tjetër lloj emocioni.