Raundi i tretë
U deshën tre raunde që Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente e Republikës së Kosovës.
Duartrokitje të vazhdueshme pati për të ndërkohë që gjithë grupi i VetëVendosjes u ngrit në këmbë
Raundi i dytë
Edhe në raundin e dytë asnjë nga kandidatët Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.
Në këtë raund votuan 82 deputetë. Ndryshe nga raundi i parë, në këtë raund Vjosa Osmani mori 2 vota më pak, 67.
Ndërsa Bejtja mori 4 vota, ndërsa 11 vota ishin të pavlefshme.
Raundi i parë
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në raundin e parë.
81 deputetë kanë marrë pjesë në votim ndërkohë që 84 janë të pranishëm.
Sipas rregullave, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.
12 fletëvotime janë të pavlefshme, për Osmanin votuan 69 deputetë.
Ndërkohë kandidati tjetër Nasuf Bejtja ka marrë 0 vota. Kështu asnjë prej kandidatëve nuk fiton në raundin e parë.
gsh/