Një lajm i hidhur për futbollin francez dhe jo vetëm, ka ardhur mëngjesin e sotëm. Ish-portieri i PSG-së, Kristof Revalut është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, me ish-lojtarin që ndahet nga jetë në moshën 49-vejçare. Menjëherë pasi janë njoftuar për këtë, në Francë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së Revault.
Ky i fundit u rrit në akademinë e Le Havre, teksa më pas u transferua te PSG-ja, në 1998, ku qëndroi për dy sezone. Gjithashtu ai ishte dhe trajneri i Le Havre nga viti 2010, teksa në vitin 2019 mori pozicionin e skautit te ky klub.
PANORAMASPORT.AL