Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e yjeve për muajin tetor, duke u ndaluar tek çdo shenjë në studion “ABC e Mëngjesit”.
Mirëpo, një vëmendje të madhe ka tërhequr shenja e Peshores, e cila është protagoniste e këtij muaji.
Sipas astrologes, ka çështje ligjore që do të kërcasin, ka diskutimeve rreth gjyqeve që janë të zhurmshme, çështjet e politikës, pasi një pjesë e mirë e Peshoreve merren me këtë pjesë. Marrim këtu shembullin e ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka lindur më 15 tetor dhe mesa duket lajme jo të mira priten për të.
Parashikimi i Peshores:
Ka çështje ligjore që do të kërcasin, ka diskutimeve rreth gjyqeve që janë të zhurmshme, çështjet e politikës, pasi një pjesë e mirë e Peshoreve merren me këtë pjesë, me çështje zyrtare, politike, pra janë në rol drejtues ose janë në pozicione të tilla që dashje pa dashje u duhet të jenë diplomat, ekulibrues. Megjithatë kujdesi i tyre duhet të fokusohet te pjesa e ruajtjes së qetësisë. Sidomos nga data 6 deri në 20 se është hëna e re tek ata
Një këshillë për Peshoren: nuk ka vend rreth datës 20, dy ditë para dhe dy ditë mbrapa për alkool dhe makinë.l.k/abcnews.al