
Modelja e OnlyFans ka bërë bujë gjatë mitingut të kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump. Siç shihet edhe në Video 26-vjeçarja Ava Louise, ngriti bluzën dhe zbuloi gjoksin e saj. Ajo po kërcente gjysmë e zhveshur në tribun duke shpresuar që të shihej nga Donald Trump, një qëllim që nuk dihet nëse do të arrihet.
Ndërkohë lëvizja e saj e bujshme është vënë re nga një punonjës policie i cili e ka larguar nga kërcimi bashkë me partnerin e saj. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë me ndërhyrjen e zyrtarëve të Shërbimit Sekret, të cilët e bindën oficerin e policisë të mos e denonconte.
Pasi u largova, i dhurova Trumpit para për të gjitha telashet që shkaktova”, tha 26-vjeçarja për gazetën amerikane.
Sakaq Louise pretendoi se muajt e fundit ka mbledhur para për Trump përmes llogarisë së saj OnlyFans.
“Unë po fitoj 100,000 dollarë në muaj dhe po përpiqem të arrij deri në 500,000 dollarë me postimet e mia për Trump, në mënyrë që t’ia jap Donaldit,” pohoi ajo, duke iu referuar një fushate me titullin e shkëlqyeshëm “Cicat për Trump”.
Duke shpjeguar arsyetimin e saj, ajo në fund tha Trump është argëtues dhe po shesh foto të gjoksit tim për ëndrrën amerikane.
“Trump është argëtues, kështu jam edhe unë dhe e kuptoj atë. Po shes foto të gjoksit tim për ëndrrën amerikane”, tha Louise.