5 kg ullinj për t’i kërkuar dorën gruas që dashuronte!/ Historia e këngëtarit të njohur

Këngëtari i njohur, Arjan Dredhasi, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Kur moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, pyeti të ftuarit nëse në përvjetoret e tyre të martesës bëjnë dhurata të shtrenjta, këngëtari u përgjigj “po”.

“Për përvjetor nuk e pyes fare çfarë do. Marr çfarë dua unë dhe e di se do e pëlqejë”, tha ai, duke shtuar se tani kanë 20 vjetorin e martesës, por që ende nuk kanë vendosur unazat.

“Do na bëjnë meme po rri. Nuk kemi vendosur akoma unazat. Kur i kërkova dorën, të gjithë shkojnë me unazë, unë e dija që hante ullinjt dhe shkova me 5 kilogramë ullinj. Për Zotin nuk gënjej”, u shpreh këngëtari i njohur duke shkaktuar të qeshura në studio.

Arjani shtoi më pas se tani do t’i marrë një “unazë që kushton 20 vite”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *