“500 mijë lekë për 2 provime”/ Merren të pandehur dekani i Drejtësisë dhe dy pedagogë

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër Gasper Kokaj dhe dy pedagogët e universitetit, Senada Reçi dhe Luljeta Zefi, janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv.

Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të vendosjes nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.

Sipas “Ora News”, të pandehur në këtë çështje janë marrë Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim.

Ndreca dhe Toni, rezultojnë të jenë prindërit e dy studenteve ngelëse dhe ishin të interesuara për të kaluar provimin.

Tashmë që prej datës 18 shtator 2024, kjo çështje  kundër 5 të pandehurve është zbritur për t’u gjykuar në gjykatën e Shkodrës, ku do jetë gjyqtarja e seancës paraprake Egla Mirashi, që do vendosë nëse dosja kundër profesorëve do kalojë për gjykim apo do kthehet sërish në prokurori për plotësim hetimesh.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *