Ju prezantojmë Illyrix, shkruan dhe krijon muzikë me domethënie

Eshtë rritur me Eminem e ka mbrumosur pasionin e tij për muzikën që n
herët kur ishte fare i vogël në vitin 2000. E kemi fjalën për Illyrix apo si quhet në të vërtetë Arbër, djaloshi me origjinë nga Drenica i cili jeton në Gjermani. Duket unik në stilin e tij e në Hip-Hopin që ai krijon që dallohet shumë nga të tjerët, pasi e dashuron pa masë këtë rrymë pasi siç thotë edhe ai e lejon të shprehet pa kufi. Ne u bëmë kurioz për emrin Illirix e nga vetë artisti falent morëm kuptimin “Iliri-Lirika, kuptim historik e një lojë fjalësh Illyrian- Lyrics pra Illyrix. Këngëtari për videoklipet bashkëpunon me më të mirët me një grup gjerman si
Thomas H. ( Filmington), Filmmaker & Harry Hollywood Filmmaker, si edhe me krijuesin e Beat’s i cili jeton në Azi me emrin Abyss Beats. Por Illyrix nuk është i panjohur atë e kemi parë edhe në episodin e parë të RepRezent nën drejtimin e BimBimma, një eveniment historik dhe i pari në historinë e hip-hopit shqiptar ku repeperat e shumtë bënin freestyle para kamerave, më pas ai ishte o ftuar edhe në RedBullKosova ” Palim Fjalësh ” por megjithëse kishte ardhur enkas në Kosovë nuk arriti të ishte prezent për arsye familjare. Muzika hip- hop e lidh vetëm me gjuhën shqipe pavarësiht se jeton atje e njeh perfekt kulturën dhe gjuhën gjermane, dhe si ai tregon nuk mendon tregun e huaj. Disa nga projektet e tij përmendim ” Mayday ” dhe më i riu që erdhi për 28 Nëntor quhet ” Mas suksesit ” dhe që ka nisur të pritet mjaft mirë, ndërsa gati për një projekt të ri. Illyrix është edhe një IT mjaft i mirë por muzikën e bën me mjaft pasion dhe me domethënie jo vetëm të gjejë rima por me çdo fjalë që ai shkruan të godasë. Artisti me stil adhuron edhe futbollin, e për muzikë ka shumë përkrahje nga familja, ndërsa e frymëzojnë njerëz dhe heronj të mëdhenj, ku së fundi për 28 Nëntor ai ishte në Krujë e aty tregon se është frymëzuar nga Gjergj Kastrioti që thotë se është një hero strateg edhe shqiptar por edhe botëror.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *