Eshtë rikthyer Anduena me zërin e saj të ëmbël dhe projekte cilësore

Ajo muzikën dhe këngën e ka pasur gjithmonë pasion dhe besa dhe një vokal mjaft të bukur, por fati deshi që në fillim të krijonte një familje dhe fati e deshi sërish qê të këndonte duke u rikthyer te pasioni i saj, te muzika. Po flasim për këngêtaren Anduena Osmani Himaj, e cila në ato vitet e vështira në Kosovë ku që fare e re merrte pjesë në Ansamblin ” Shqiponja e Dukagjinit” në Gjakovë, ndërsa në vitin 1996 me familjen kanë emigruar në Gjermani e më pas rruga dhe pasioni i saj për dashurinë e muzikës do të lihej pak në sirtar, pasi mundësia nuk ishte. Por Anduena është rikthyer në muzikë ku falë një programi në ATV në Kosovë ishin të ftuar si çift dhe aty këndoi live si e ftuar, dhe kishte një impakt të madh te ata që e panë dhe e dëgjuan. Rikthimin ajo ia dedikon familjes së saj pasi ishin ata që e kanë shtyrë dhe besuan fort në talentin e saj, pra familja nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe bashkëshorti dhe fëmijët që janë gjithmonë krahu i saj i djathtë dhe jashtëzakonisht e përkrahin shumë. Anduena për një kohë tê shkurtër realizoi disa projekte falë artistit të njohur Hekuran Krasniqi, i cili e përkrahu shumë dhe e vlerësoi talentin e saj. Kështu deri tani të gjitha projektet muzikore duke nisur nga coveri ” Karajfili” , ” Zambaku” , ” Oj Zogo” , ” Artizane” janë prodhim nga by Heki. Ndërsa kur jemi tek kënga që po pëlqehet mjaft me titull ” Po flasin keq” ku vjen nga Hekuran Krasniqi dhe Anduena, apo më të rejat
si : ” Dashuri e pastër” apo ” Të kujtojnë të lavdërojnë”, gëzohet që po ecin mjaft mirë. Artistja tregon se nuk ka menduar se si do të shkojë e ku do të jetë mê e pranishme në koncerte apo në dasma pasi deri tani ajo i ka realizuar këto këngë për qefin e saj, dhe pret që çdo gjë të vijë si të vjjë. Për Anduenën familja mbetet përkushtimi numër një por ata gjithmonë i gëzohen suksesit të saj, ndërsa së shpejti nga ajo do të vij një cover shumë i bukur dhe uron që të pëlqehet pasi i beson më shumë cilësisë, ndërsa ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist tjetêr të njohur nuk i dihet ato për të janë të mirëseardhura dhe është e hapur.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *