“Gentjan Gropa këngëtari nga Dukagjini sjell këngën ‘Kush Guxon Fiton’ Duet me këngëtaren Pukjane Luiza Reka”

Gentjan Gropa është një këngëtar i ri, i cili sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në tregun muzikor.

Gentjani është me origjinë nga Dukagjini, dhe jeton e vepron në qytetin e Shkodrës.

Deshira dhe pasioni për këngën në veçanti dhe për muzikën në përgjithësi kanë lindur bashkë me të, sepse ai që i vogël ka kënduar dhe ka mësuar ti bjeri ëmbël çiftelisë. Këngët që ai pëlqen dhe ku ai e gjen veten janë folk, turbo folk, dhe muzikë e alternuar.

Së fundmi Gentiani në bashkëpunim me këngëtaren Pukjane Luiza Reka, ka sjellë një këngë shumë të bukur dhe të kënduar mjeshtërisht, këngë e cila u mirëprit nga fansat e kësaj e tyre dhe të kësaj rryme muzikore, kënga titullohet “Kush Guxon Fiton”

Kjo këngë e mrekullueshme me
Tekst & muzikë nga Pjeter Kola.
Orkestrim nga Mario Marku.
Çifteli & Bylbyl nga Ervin Gega,
Figurante Anjeza Mitaj.
Video Domi Production,
ka marrë një shikueshmëri të madhe për pak kohë, kjo tregon se zëri i bukur i këngëtarëve po pëlqehet nga audienca.

Gentjani ka dhe disa këngë të tjera, dhe po punon fort për projektet e reja që do të vijnë së shpejti.

Më poshtë ju ftojmë të shikoni, dëgjoni, dhe bëni share këngën
“KUSH GUXON FITON”
./Pal Qarraj./Portali shqiptar.online

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *