Vlora e mbyll verën me një super projekt

Eshtë një këngë e njohur por e risjellë në një cover me zë të bukur nga artistja simpatike Vlora. E njohin të gjithë tashmë
që kur ishte e vogël për talentin e saj këngëtaren Vlora Kasrrati Shala, e si duket pas shumë angazhimeve ka gjetur kohë ta mbyllë bukur sezonën e verës me këtë super projekt me titull ” Sikur vjet edhe sivjet”. Në vendin e saj të lindjes në pjesën e Rugovës turistike, në Radavc te Drini i Bardhë, e hypur në një makinë garash me flamurin më të bukur në botë, e me elegancën e saj artistja e ka sjellë këtë cover me videoklip nga Video Art nga Iliri Ahmeti, me regji dhe skenar nga vetë Vlora. Mixmaster si gjithmonë ajo ka bashkëpunuar me Florent Boshnjaku dhe muzikë dhe orkestrim nga Gazi. Kujtojmë se para 3 muajsh Vlora publikoi një tjetër projekt me titull ” Hajde Cikë” që u prit mjaft mirë, ndërsa edhe coveri i saj i ri ka nisur të pritet e të pëlqehet mjaft pasi vjen nga të gjitha aspektet mjaft e veçantë./Pal Qarraj/portalishqiptar.online

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *