
Ish-banori i BBV, Meriton Mjekiqi raportohet se është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
Moderatori i njohur mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Meriton Mjekiqi po udhëtonte gjatë natës në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.