Kush është Lul Rakaj, e shkuara e errët dhe vrasja për hakmarrje/ Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe

Një ndjekje policore prej katër orësh ka përfunduar me ndalimin e Lul Rakajt, i dyshuar për plagosjen e dyfishtë që ndodhi paraditen e sotme në Malësinë e Madhe.

Rakaj u kap pa rezistencë nga uniformat blu dhe akuzohet për plagosjen me armë të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, në një konflikt të dyshuar që ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Sipas informacioneve të fundit, Rakaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Rreth 13 vite më parë, ai u akuzua për vrasjen e shtetasit Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe. Ky rast ishte trajtuar si një ngjarje hakmarrjeje, lidhur me vrasjen e babait të Lul Rakajt.

Plagosja e dyfishtë ndodhi rreth orës 09:45, në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë. Konflikti verbal mes tre personave degjeneroi në përdorimin e armës. Pas krimit, Rakaj u arratis nga vendngjarja dhe u ndalua rreth orës 14:00, pas një ndjekjeje të gjatë nga policia.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes dhe për të ndriçuar rrethanat që çuan në këtë akt të dhunshëm. Policia ka intensifikuar hetimet për të sqaruar lidhjet dhe motivet që mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *