“Bomba” e medias greke/ Fredi Beleri i lidhur me MAVI-n, si u tentua vrasja e 2 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në Athinë

Media greke EfSyn me anë të një shkrimi, shprehet se eurodeputeti tashmë grek Fredi Beleri ka lidhje me organizatën ekstremiste helene, MAVI.

Historia jonë nis natën e së shtunës, 13-14 janar 2001. Në tavernën “Romiosyni”, në Peristeri, ndodhi një incident në prani të deputetit të Gjirokastrës Vangjel Tavos dhe të tjerëve, anëtarë të pakicës greke, lidhur me Partinë Socialiste, si biznesmeni Grigor Tavos apo ish-ministri Anastas Angjeli.

Pak pas mesnate, një shpërthim granate në hyrje të tavernës thyen të gjitha xhamat dhe dëmtoi tre makina dhe dy motoçikleta aty pranë, duke e çuar takimin në një fund të papritur. Kjo u pasua nga një telefonatë për gazetën “I Chora” nga Giorgos Trakas, me organizatën MAVI (“Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit”) që mori përgjegjësinë për sulmin.
Hedhja e granatës në Peristeri, sqaron autori, “ishte një goditje nga MAVI, me qëllim shfarosjen e deputetit “tradhtar” Vengjel Tavo. Këtë ma ka rrëfyer një drejtues i organizatës, i cili pretendon se ka marrë pjesë në episod.
Goditëm edhe një granatë tjetër në Athinë, në Peristeri, në një tavernë ku po fliste deputeti tradhtar grek i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Vangjel Tavo.
“Aty ishin mbledhur rreth dyqind njerëz. Ne hodhëm një granatë në hyrje e cila shpërtheu. Plani ynë ishte ta hidhnim brenda për të pastruar disa tradhtarë, por ne u tërhoqëm kur pamë se kishte shumë fëmijë në tavernë me prindërit e tyre.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *