Puthja dhe efektet e saj terapeutike dhe shëndetësore!

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që vuajnë nga dhimbjet kronik.

Një studim i botuar në revistën “Current Pharmaceutical Design” ka zbuluar se puthja dhe përqafimi çlirojnë ositokinë, një hormon që ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe ka efekte qetësuese. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që vuajnë nga dhimbjet kronike, pasi ositokina ndihmon gjithashtu në uljen e ankthit dhe depresionit.

Forcimi i sistemit imunitar

Në një puthje të gjatë, shkëmbehen rreth 80 milionë baktere, përfshirë edhe disa që mund të jenë të dëmshme si streptokoku dhe virusi Epstein-Barr. Megjithatë, ky shkëmbim i baktereve stimuluar sistemin imunitar, duke ndihmuar trupin të luftojë infeksionet.

Efektet hormonale

Puthja është një akt që ndikon në prodhimin e hormoneve si dopamina, endorfina dhe serotonina. Këto substanca janë të njohura për efektet e tyre të mira në humorin dhe ndjenjat e përgjithshme të mirëqenies. Kështu, gjatë një puthjeje pasionante, zemra rreh më fort si rezultat i këtij lëshimi hormonal.

Puthja dhe ndikimi tek fëmijët dhe të moshuarit

Puthjet e dhëna nga nëna kur fëmijët lëndohen ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe japin një ndjenjë të sigurisë emocionale. Po ashtu, për të moshuarit që shpesh ndihen të vetmuar dhe të sëmurë, puthjet nga nipërit dhe fëmijët ofrojnë një sigurie emocionale të madhe dhe ndihmojnë në luftimin e depresionit.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *