Ansambli i Përrenjasit fiton Festivalin e Folklorit dhe Paqes në Itali/ Vallja e Rrajcës

Festivali i Folklorit dhe Paqes në Agropoli të Italisë është fituar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Përrenjas. E famshmja Vallja e Rrajcës ishte qershia mbi tortë e këtij aktiviteti kulturor që mori edhe vëmendjen e medieve fqinje.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Përrenjas ka fituar çmimin e madh të Festivalit Internacional të Folklorit dhe Paqes në Agropoli të Italisë.

Performanca e Ansamblit mahniti jurinë por edhe të apasionuarit pas valles. Grupi folklorik u paraqit me disa valle dhe më kryesorja me atë të Rrajcës.

“Për ne është një nderi i madh që jemi këtu për të prezantuar Shqipërinë në Festivalin e Folklorit dhe Paqes këtu në Agropoli. Ne jemi një grup i ri që performojmë dhe shpresojmë tju kënaqim”, thanë ata.

Veshja e valltarëve bëri diferencën mes grupeve të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet kulturor, që u mori edhe çmimin si kostumografia më e mirë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *