Po tani çfarë do të ndodhë?/ Miratohet ligji për studentët e mjekësisë

Me 73 vota pro u miratua ligji për studentët e mjekësisë në seancën plenare të kësaj të enjteje.

1 deputet ishte abstenim për këtë ligj, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër.

Miratimi u bë pa votat e opozitës, e cila braktisi seancën plenare, në respekt të ditës së zisë për Gerti Bogdanin, ish-deputetin e PD-së që humbi jetën pas një arresti kardiak.

Me ndryshimet e reja, studentët e mjekësisë detyrohen të punojnë në Shqipëri për 3 vite, pas përfundimit të studimeve.

Studentët që janë aktualisht në vit të dytë, të tretë dhe të katërt janë të detyruar të punojnë në Shqipëri për 2 vite dhe ata që janë në vit të pestë e të gjashtë vetëm një vit.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *