Në këtë vend janë shitur më shumë karroca për qen se sa për fëmijë!

Të dhënat tregojnë një tendencë të qëndrueshme që nga viti 2021…

Në vend që të kenë fëmijë, koreano-jugorët preferojnë të kenë qen, gjë që ka bërë që shitjet e karrocave të qenve të tejkalojnë atë të karrocave për fëmijë për herë të parë në historinë e saj. Zyrtarët në Korenë e Jugut po panikosen, pasi është një tregues tjetër i rënies së nivelit të lindjeve në Seul, vendi aziatik mban nderin që tani ka normat më të ulëta të lindshmërisë në botë.

Një raport nga Gmarket, një operator i platformës së tregtisë elektronike në vend, zbulon se shitjet e karrocave për kafshët shtëpiake kanë tejkaluar ato të karrocave për bebe në 2023 dhe ky trend vazhdon edhe këtë vit. Në vitin 2023, të dhënat treguan se 43% e numrit total të karrocave të shitura në platformë gjatë tre tremujorëve të parë ishin për foshnjat njerëzore, ndërsa 57% e mbetur ishin karroca të dizajnuara për kafshë, kryesisht qen dhe mace.

Të dhënat tregojnë një tendencë të qëndrueshme që nga viti 2021, raporti i shitjeve të karrocave për foshnja po bie. Atë vit përqindja ra në 67% dhe tani është 43%. Ndërkohë, shitjet e karrocave për kafshët shtëpiake vazhdojnë të rriten, nga 33% në 2021 në 57% këtë vit. Yoon Hyun-shin, kreu i Pet Friends, platforma më e madhe në internet e tregtisë së kafshëve shtëpiake në Korenë e Jugut, gjithashtu pajtohet me këto të dhëna. Në një raport të Wall Street Journal, ai thekson se shitjet e karrocave të qenve janë katërfishuar që nga viti 2019.

Kostoja e lartë e jetesës në Korenë e Jugut dhe dëmtimi i mundshëm i karrierës janë arsyet kryesore pse shumë gra zgjedhin të mos kenë fëmijë.  Natyra patriarkale e Koresë së Jugut është një tjetër faktor pse shumë gra po zgjedhin të mos jenë nëna. E përballur me shkallën më të ulët të lindjeve në botë, Koreja e Jugut po prezanton stimuj financiarë për të trajtuar krizën e saj demografike. Në distriktin Saha të Busanit, një program i ri u ofron banorëve deri në 38,000 dollarë për t’u njohur dhe për t’u martuar, duke inkurajuar çiftet të krijojnë familje.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *