Doktori shqiptar lë Shqipërinë/ Hyn drejt e në sallën kirurgjikale të spitalit të familjes mbretërore britanike

Doktori shqiptar Gjergj Semini ka lënë Shqipërinë dhe sallat e operacioneve në vend për të udhëtuar drejt Londrës. Ai ditën e sotme ka hyrë në sallat e spitalit King Edward VII Hospital medical Center në Londër, që është edhe spitali i familjes mbretërore në shekuj.

Doktori shqiptar publikon foto me kolegët e tij brenda spitalit dhe sallës së operacioneve. Nuk është e qartë nëse doktori është shpërngulur në mënyrë përfundimtare në Londër pasi në postimet e tij të kësaj jave të paktën jepen tre salla të ndryshme operacionesh në Athinë, Tiranë e Londër, por duket se karriera e tij kirurgjikale në fushën që mbulon po sheh një sukses të jashtëzakonshëm.

I vlerësuar me 5 çmime të para në konferenca ndërkombëtare mjekësore, i specializuar në Londër dhe Janinë në fushën e Urologjisë dhe Andrologjisë, Dr. Semini diagnostikon dhe trajton patologjitë e sistemit urinar dhe aparatit gjenital, si:

• nfeksionet e veshkave dhe rrugëve urinare

•infeksionet e organeve gjenitale

• problemet e ereksionit dhe ejakulimit

• sterilitetin mashkullor

• llojet e kancereve (të prostatës, veshkave, vezikës urinare, testikulit), etj

Eshtë një nga mjekët që i shtohet “portofolit të mjekëve të suksesshëm shqiptar” të kërkuar në spitalet më në zë në Europë e botë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *