
Të tjera detaje mësohen në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë dhe që dyshohej se kishim të bënim me një rrëmbim të një vajze 2-vjeçare në një market në Tiranë.
Policia ka identifikuar dhe ka marrë në pyetje gruan, e cila mori për dore të miturën dhe doli bashkë me të jashtë marketit.
Ajo është një 57-vjeçare dhe dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Gruaja ka thënë përpara oficerëve të policisë se thjesht po luante me vajzën.
“Po luaja me vajzën. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim ta rrëmbeja, por thjesht po luaja”, ka thënë gruaja.