Reagimet për vdekjen e ish deputetit Bogdani/ Murrizi: Hipokrizi e pështirë nga njerëz që as e njihnin,

Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane”, për ikjen e parakohshme të ish deputetit të PD-së Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi të pështira vetëm për të thënë një fjalë të mirë.

Përmes një reagimi në Facebook, Murrizi shkruan: “Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil”, shkruan Murrizi, teksa shton se edhe vetë Gerti do të habitej nga këto “romane”.

Murrizi shton se çdo person ka fatin e vetë dhe askush nuk mund të zmadhojë apo zvogëlojë emrin e tij me “romane hipokrite” nëpër rrjete sociale pas vdekjes.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

Shyqyr qe mbaroi kjo hipokrizia e statusve ne fb me lot e qurre e plot fjale te mira per njerez qe largohen nga kjo bote, qe sa jane gjalle nuk ju leme gje pa thene pa share e pa sajuar per cilindo, vetem e vetem se e shohim si rival apo konkurent qe mund te na zere karriken.

Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *