Zbardhen bisedat në “SKY”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra…

Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervs Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” ,- duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej, Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.

Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.

Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *