Kalendari i Kupës Ndërkontinentale 2024/ Si do të funksionojë kompeticioni që zëvendëson Kupën e Botës për Klube

FIFA zbuloi gjatë ditës së premte se si do të funksionojë Kupa Ndërkontinentale, kompeticion që është krijuar për të zëvendësuar Kupën e Botës për Klube.

Kupa Ndërkontinentale do të ketë një seri “play off” mes kampionëve kontinentalë, të cilët do të ndeshen për të qenë në finalen e madhe kundër Real Madrid-it, fitues i Champions League-s së fundit.

Këtë të dielë, 22 shtator, nis faza e eliminimit, me Auckland City nga Zelanda e Re që do përballet me Al-Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe, skuadër që fitoi Champions League-n e fundit të Azisë.

Ndërkohë, kampionët e ardhshëm të këtij viti të CONMEBOL Libertadores do të fillojnë pjesëmarrjen e tyre kundër Pachuca-s nga Meksika, e cila fitoi Kupën e Kampionëve të fundit në CONCACAF.

Kjo përballje është planifikuar të luhet në Doha në Katar, aty ku do të zhvillohen edhe finalja.

Ndeshja finale do të luhet më 18 dhjetor 2024, në dy vjetorin e finales së Kupës së Botës 2022, e mbajtur po ashtu në Katar.

Kalendari i Kupës Ndërkontinentale:

Kupa Ndërkontinentale do të zhvillohet çdo vit në këtë format me një përfaqësues nga çdo kontinent.

Ndërkohë, Kupa e Botës për Klube është riformuluar dhe tani do të ketë 32 ekipe, ndërsa do të zhvillohet çdo katër vjet.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *