Rudina Dembacaj kthehet në TCH?/ Këtë herë si modetatore krah ish banores së BBV…

Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel për sezonin e ri televiziv, duke u bërë pjesë e panelit të programit “Goca dhe Gra”.

Sipas “zërave” në rrjet, ajo do të bashkëpunojë me ish-banorën e Big Brother Vip 3, Heidi Baci, si pjesë e këtij formati të ri.

Duket se vajzat janë bërë gati për promon e emisionit, e cila do të shfaqet shumë shpejt në ekran.

Ky është edicioni i tretë i “Goca dhe Gra”, pas dy sezonëve të suksesshëm, dhe programi ofron një format të veçantë në Shqipëri, ku diskutimet drejtohen ekskluzivisht nga vajza dhe gra. Ato herë pas here ftojnë edhe figura të njohura nga bota e spektaklit dhe politikës.

Një tjetër informacion i rëndësishëm është se paneli do të përbëhet nga emra të rinj, të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e kaluara, duke sjellë një frymë të freskët dhe novatore në transmetim.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *