“Uaaau u përplasën!”/ Shoferi i jep gaz makinës pas intervistës me gazetarin, aksidentohet live (Video)

Me kaq shumë aksidente sa po ndodhin në vendin tonë, nuk kishte se si një prej tyre të mos kapej “live” në kamera.

Kjo ka ndodhur mbrëmë në emisionin “D Night”, ku gazetari ishte duke raportuar nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

Disa të rinj mesa duket janë emocionuar nga prezenca e kamerës dhe i kanë dhënë gaz makinës. Vetëm pak metra më larg, ata janë përplasur me një makinë tjetër që vinte po me shpejtësi.

Sheshi “Nënë Tereza” është një pikë ku në orët e vona mblidhen të rinj e të reja, shumë prej tyre të apasionuar pas shpejtësisë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *