“Të dua”/ Mozzik feston ditëlindjen! Lotina i bën dedikimin e veçantë

Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, feston ditën e sotme 29-vjetorin e tij. Ndonëse vetë reperi nuk ka postuar gjë në rrjetet sociale, ishte partnerja e tij Lotina Haziri, e cila e bëri të ditur lajmin.

Me anë te disa video-ve në “Instagram” ajo i ka dedikuar disa fjalë të ngrohta të dashurit të saj.

“Urime ditëlindjen Mozziku im! Edhe pafund herë të lind e të vdes, ty t’i kisha falur të gjitha përsëri. Të dua,” shkruan ajo teksa në videot e publikuara shfaqet reperi duke fryrë qirinjë e ditëlindjes dhe momente të çiftit së bashku.

Dyshja Mozzik Lotina, e konfirmuan romancën e tyre të dashurisë disa muaj më parë. Që prej atëherë çifti janë parë shpesh krah njëri-tjetrit duke kaluar momente të paharrueshme së bashku.

Mozzik është shprehur se Lotina ka qenë një fiksim i tij që në vitin 2019. Tani Haziri nuk është thjeshtë një fiksim por partnerja e tij e cila e shoqëron në çdo hap.

https://www.instagram.com/p/DAfk0nziM0h/?igsh=ajl0dzY5Z2FjZjNh

I njëjti ka qenë në një lidhje dashurie me reperen Loredana me të cilën ka dhe një vajzë por ish-çifti u ndanë kohë më parë dhe secili vazhdon jetën e tij tashmë me partnerë të ndryshëm.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *