“Sapo të kalohet gardhi hapni zjarr luftarak!”/ Zbardhet urdhëri i Ndrea Prendit në radio më 21 janar

Publikohet audiopërgjimi që familja e Aleks Nikës kishte mbajtur si provë prej vitesh e që tashmë ia dorëzoi SPAK. Fjala eshte për komunikimet përmes radiove të Gardës së Republikës nga godina e Kryeministrisë ditën e protestës dhe të vrasjeve të 4 qytetarëve me 21 janar 2011!

Posacme ka marre në dorë audiopërgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues, mes tyre dhe Aleks Nika.

"Sapo të kalohet gardhi hapni zjarr luftarak!", zbardhet

Në audiopërgjim është komunikimi që pretendohet të jetë zëri i  Ndrea Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës, me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve.

Nga komunikimet rezulton se “Ndrea Prendi” u jep urdhër gardistëve të “hapin zjarr ushtarak sapo të kalohet gardhi” dmth të përdoren fishekë me plumba dhe jo më fishëkë manovra për të neutralizuar sulmuesit. Në komunikim Prendi sqaron se: “Ky është urdhëri”°.

Tani i takon SPAK-ut, pas verifikimit të vërtetësisë së auduipërgjimit, të marrë në pyetje Ndrea Prendin për të mësuar se kush ja ka dhenë atij këtë urdhër vrasës.

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”
SPAK ka nisu

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *