“Cilin nga djemtë e BBV do më shumë?”/ Ledjona tregon çfarë raporti ka me Erjolën dhe Eglën

Ledjona Xheladinaj ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Këta të fundit kanë qenë kuriozë të dinë sa më shumë rreth jetës së saj personale dhe atë profesionale.

Në këtë bisedë mes Ledjonës dhe ndjekësve të saj nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Kur Ledjona ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri u afrua shumë me disa prej banorëve, por me cilët mban raport tani që janë jashtë?

“Cilin nga djemtë e Big-ut e do më shumë?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit gazetarja e njohur i është përgjigjur:

“Lisin”.

Ledjona dhe Elvis Myrta herë pas here postojnë foto e video në rrjetet sociale, ku tregojnë se tashmë janë miq të mirë me njëri-tjetrin.

“Si shkon shoqëria me Loliten, s’ju kemi parë bashkë?”, ka shkruar një tjetër ndjekës.

“Me Loliten duhemi po njësoj. Secila ka angazhimet por flasim privat jo publikisht. Erjola Doçi t’dua”, është përgjigjur Ledjona.

Një tjetër fans ka qenë kurioz të dijë se si i ka marrëdhëniet me Egla Cenon dhe Xheladinaj ka thënë:

“Marrëdhënie diplomatike”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *