
Protestuesit kanë sulmuar me mjete shpërthyese dhe molotovë një ambulancë
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita organizoi pasditen e sotme protestën “mosbindje civile” duke hedhur dhjetëra bomba molotov e duke shkaktuar dëme në qytet.
Nga kjo protestë e sotme 10 efektive policie përfunduan në Spitalin Ushtarak pas lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit.
Por diçka e pazakonte ndodhi ditën e sotme pasi një fëmijë ka lindur në mesin e protestës, pasi automjeti i cili mbante gruan shtatzënë nuk arriti të shkonte në kohë në spital.
Protestuesit kanë sulmuar me mjete shpërthyese dhe molotovë një ambulancë e cila ishte duke kaluar mes turmës.
Ndërkohë që qytetarët kanë vazhduar protestën kundër qeverisë Rama ne godinën e Parlamentit. Qytetarët janë mbledhur në Parlament, ndërkohë që Policia ka bërë kordon rrethues.
https://www.facebook.com/share/r/yhpbzydAFSLJTeGK/?mibextid=9drbnH&s=yWDuG2&fs=e