“Dëmtimet e shkaktuar nga dhuna, të parikuperueshme/ U sulmua barbarisht nga dy motrat Berishaj, del ekspertiza për Klea Prengën

Pak kohë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.

Ndërkohë sipas ekspertizës së bërë publike, dëmtimet e shkaktuara ndaj Klea Prengës janë të parikuperueshme, edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga sulmi.

Shenja e cila i ka mbetur në fytyre nga thyerja e shisheve përkatësisht në zonën e mollëzës së njërës faqe, është e parikuperueshme dhe kjo i kë ndikuar edhe tek puna e saj si blogere.

E reja kallëzoi motrat Berishaj pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe, të cilat as denjuan të çohen nga tavolina dhe ti vijnë në ndihmë të resë, shfaqen motrat Berisha të cilat e sulmojnë barbarisht të renë.

Teksa më herët Antonela Berishaj e njohur nga pjesëmarrja e saj në një emision, vijon aktivitetin e saj në rrjetet sociale edhe pse së bashku me motrën e saj, Marielën janë të shpallura në kërkim.

Dy motrat, Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *