Florida/ Gazetarët e guximshëm përballen me Milton, video e reporterit bën xhiron e rrjetit

I veshur me një helmetë biçiklete dhe syze, ai përpiqet të qëndrojë në këmbë për të përshkruar kalimin shkatërrues të uraganit Milton nëpër Florida.

Arsyeja për korrespondentin e Fox Weather, Robert Ray , i cili u gjend në “zemër” të stuhisë, në mes të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, ishte për të bërë punën e tij dhe për t’i treguar publikut se sa i rrezikshëm është fenomeni i motit që po prek në orët e fundit bregu perëndimor i Floridës.

“Unë jam duke qëndruar këtu sepse është një stuhi historike dhe shpresoj se ky rekord do t’i bindë njerëzit për nevojën e evakuimit. Ju nuk dëshironi të jeni në ato rrethana”, dëgjohet të thotë Ray në raportimin e tij, ndërsa bërtet në mikrofon për t’u dëgjuar. “Nuk duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj nëse nuk është e sigurt nga ana strukturore”, shton Ray.

Ray është një nga dhjetëra gazetarët në terren, që punojnë për të informuar publikun mbi zhvillimet në lidhje me uraganin Milton, i cili tashmë ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

https://x.com/foxweather/status/1844196855057629659?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1844196855057629659%7Ctwgr%5E7ff58e48c7258ad4da8cdb4ac3c0033e9657931b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fflorida-gazetaret-e-guximshem-perballen-me-milton-video-e-reporterit-ben-xhiron-e-rrjetit%2F

 

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *