
UEFA ka përditësuar renditjen, për ecurinë e skuadrave në 10 vitet e fundit në kompeticionet europiane.
Rritje nga ekipet shqiptare ka pësuar vetëm Partizani. Të kuqtë mbajnë vendin e parë të skuadrave shqiptare me 11 pikë, ndërsa ndiqen nga Laçi me 7.75 pikë, Kukësi me 7 pikë dhe Tirana e katërta me 6.77 pikë.
Skënderbeu, megjithëse i dënuar dhe nuk merr pjesë në Europë prej shumë vitesh, mban vendin e pestë, para Vllaznisë, Teutës dhe Egnatias.
RENDITJA E UEFA-s:
Partizani, vendi i 257
Laçi, vendi i 345
Kukësi, vendi i 384
Tirana, vendi i 399
Skënderbeu, vendi i 411
Vllaznia, vendi 430
Teuta, vendi 439
Egnatia, vendi 505