
Prezantuesja e “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, do të jetë e ftuar në episodin e kësaj të diele në spektaklin e humorit Portokalli.
Prezenca e saj është mjaft speciale pasi ajo ka qenë në rolin e moderatores për shumë vite e këtij spektakli.
Ndërkohë, i ftuar këtë javë në spektakël do të jetë Kampioni i Europës, Nelson Hysa, i cili do të performojë në një rol special.
Gjithashtu të ftuar këtë javë do të jenë këngëtari i njohur, Sardi Strugaj dhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi. Kujtojmë, se javën e kaluar të ftuara speciale kanë qenë Marina Vjollca dhe Rudina Dembacaj.