Dashuria është në…parashutë!/ Roza Lati dhe Xhonatan Islami nuk ‘fshihen’ më, shkëmbejnë puthje në publik…

Prej ditësh aludohet në rrjet se Roza Lati ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania 2”, Xhonatan Islamin.

Në mes të aludimeve, moderatorja i hodhi “benzinë zjarrit” ditën e djeshme me një video të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.

Në video Roza shihej në jug të Shqipërisë, saktësisht në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”.

Mirëpo çifti nuk fshihet më!

Xhonatan Islami është parë duke shkëmbyer puthje me një vajzë — identiteti i të cilës “nuk dihet” në foto, por nuk do shumë mundim për të kuptuar se për kë bëhet fjalë.

Urime çiftit, suki suki! 🙂

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *