Gruaja e Elvis Nacit/ Fatma Naçi zbulon ‘sekretin’ se si ta largoni syrin e keq

Fatma Naçi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Goca & Gra” ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj personale dhe jo vetëm.

Mes të tjerash, Fatma u pyet nëse beson te syri i keq dhe nëse po, si mund ta largojmë këtë energji negative.

“Edhe sikur mos të dua t’i besoj është faktike. Unë shoh shumë njerëz që vuajnë nga kjo gjë. Besoj vetëm afërsia të Zoti dhe tek veprat e mira,

domethënë nëse je afër Zotit ai është mbrojtësi i vetëm. Duke vazhduar dhe bën vepra të mira ndihmon një të varfër që ka nevojë Zoti të heq ty dhe të largon ty një brengë apo një vështirësi nga ato që t’i ke”, u përgjigj Fatma duke thënë më tej se:

“I gjithë Kurani është mbrojtje nga syri i keq. Çfarëdo verseti që t’i të lexosh është mbrotje sepse është fjala e Zotit”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *