I dhanë fund lidhjes pas përfundimit të BBV/ Ish-banori flet për ndarjen: Secila fazë ka atë të veten, kur dy persona vendosin të…

Ish-fituesi i Big Brother Vip Kosova 2, Lumbardh Salihu ka folur së fundmi për ndarjen nga partnerja e tij, Kader Kicaj, me të cilën u njoh gjatë lojës.

Ish-futbollisti ka qenë së fundmi i ftuar në “Talk With Afrona”, ku ka folur më shumë rreth kësaj ndarjeje.

“Secila fazë e ka atë të veten, secila ndarje e ka atë të veten po unë mendoj në qoftë se dy persona të rritur vendosin me i nda rrugët nuk është më ai hap vetëm pa asnjë arsye, pa i menduar”, u shpreh ai.

Nga ana e tij duket se nuk ka pasur hatërmbetje, pasi ndër të tjera gjatë intervistës ai u shpreh se i uron ish-partneres suksese në jetë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *