Raportohet për disa të plagosur/ Tifozët shqiptarë sulmohen nga ultrasit vendas në Gjeorgji

Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares, raportohet se kanë përjetuar një incident të dhunshëm pasi janë sulmuar nga tifozeria vendase.

Sipas raportimeve, ultrasit vendas goditën një tifoz të Shqipërisë, ndërsa mësohet se grupi “Tifozat Kuq e Zi” kanë kërkuar mbështetje nga policia për t’u shoqëruar në stadium.

“Pritet rreth 500 tifozë shqiptarë, disa prej të cilëve kanë ardhur nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur një incident dje, kur një tifoz shqiptar u godit nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ ka kërkuar ndihmën e policisë për të siguruar kalimin drejt stadiumit,” – tha Todhe.

Tensione ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme teksa është dhunuar një tjetër tifoz shqiptar ku për shkak të goditjeve të marra ka përfunduar në spital.

Kjo ngjarje duket se është një pasojë e tensioneve të mëparshme, pasi tifozë të Gjeorgjisë ishin goditur në Tiranë pas fitores së tyre.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Gjeorgji – Shqipëri, do të luhet sot në orën 18:00 ndërsa raportohet se në stadium do jenë rreth 500 tifozë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *