“Është pjesë e lojës…”/ Ibrahimovic shokon fansat me plagën e thellë në kokë (foto)

Një prerje e keqe në kokë dhe një mesazh qetësues: “Është pjesë e lojës”. Zlatan Ibrahimovic postoi një foto në rrjetet e tij sociale të një mjeku, duke trajtuar një plagë në kokë. Ish-lojtari i kuqezinjve nuk shpjegon se si e ka marrë atë.

Është e mundur që të ketë qenë një rënie në mal, duke qenë se ai kishte publikuar së fundi foto të shumta të udhëtimeve në shtigje malore dhe lartësi të mëdha. Postimi i tij i fundit në Instagram përshkruante një muzg të mrekullueshëm në mes të gjelbërimit, e ndjekur nga shkrepja e prerjes në pjesën e sipërme të kokës.

Megjithatë, duhet shumë më tepër për ta ndaluar një “bishë” si suedezi, i cili deri më tani ka pasur dhimbjen e vërtetë të shkaktuar nga Milani me 4 humbjet e sezonit dhe polemikat e shumta që lidhen me kuqezinjtë, “shef” i të cilëve është në këtë sezon.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *