Familja Pashuku publikon videon e 16-vjeçarit afgan/ I akuzoi se e mbanin peng

Familja Pashuku ka reaguar pasi policia e Shkodrës njoftoi për shpëtimin e një të mituri afgan që mbahej nën presion në punë në servisin e tyre të makinave në fshatin Berdicë dhe arrestimin e procedimin penal të tyre.

Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve ku punoi për afro katër muaj shtetasi afgan në Shkodër ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë.

Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku, dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku, tregojnë se afganin e kanë gjetur në një lokal në hyrje të Shkodrës, 4 muaj më parë, teksa kërkonte ndihmë. Ata e kanë marrë në punë në servisin e tyre, e kanë strehuar dhe e kanë ushqyer.

Pronarët thonë se shtetasi afgan i ka thënë se është 19 vjeç dhe jo 16, dhe se ai ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij. Po ashtu, Lazër Pashuku shprehet se gjithë këtë afgani e ka bërë me qëllimin për të fituar azil dhe për t’u larguar tek familja e tij në Greqi.

Familja Pashuku kërkon drejtësi për të arrestuarin Alehandro Pashuku dhe të shpallurin në kërkim Kristjan Pashuku, duke thënë se nuk është e vërtetë se e ka trafikuar dhe se nuk ka pasur asnjë lloj presioni; përkundrazi, e kanë ndihmuar atë maksimalisht.

Ata kanë dhënë edhe prova si video apo foto, ku duket momentet e familjes Pashuku me afganin, gjatë dhe jashtë orarit të punës.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *