(Lista) klinikat estetike që u bastisën nga Policia e Tiranës/ Megaoperacioni për botox-in kontrabandë

Policia e Shtetit “zbarkoi” më 15 tetor në 30 qendra estetike të cilat kishin shtrirë aktivitetin e tyre në kryeqytet, Tiranë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të mëdha të produktit botox, të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të këtij megaoperacioni ranë në pranga tre persona, përfshirë administratorin kryesor i cili dyshohet se kontrabandonte dhe shpërndante produktin ilegal në klinikat estetike. Ndërkohë, sipas asaj që Policia e Shtetit bëri me dije ditën e sotme tre persona të tjerë u shpallën në kërkim, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e rrjetit të kontrabandës.

Më poshtë do të gjeni dhe disa nga klinikat estetike ku efektivët e Policisë ushtruan kontrolle për kontrabandë e evazion fiskal

Era_Medical Aesthetics, Amra Medical Aesthetics, Era_Medical Aesthetics, Deas_Aesthetics_clinic, The Glam House, Better Me, La Beauty, Bellisera – Beauty Aesthetic Clinic, Allure Beauty, Este Medic Calme Beauty Met Center, A hospital, Derm Austriake, Begas Clinic, Dermo Care, Vivia Aesthetics Center, CAPO-AL, Luar Clinic, Senera Hoxha, La Perla Dermo, Doctor Hospital.

Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni, janë vënë në pranga shtetasit M.K., Xh.M., dhe D.Sh. Shtetasi M.K. akuzohet se ishte përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e produktit të paligjshëm në klinika të ndryshme, ndërsa Xh.M. dhe D.Sh. janë administratore të dy klinikave ku botox-i i kontrabanduar përdorej për klientët.

Gjithashtu, procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për pesë administratorë të tjerë klinikash, ndërsa po punohet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, të cilët gjithashtu dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë.

Sipas Policisë së Shtetit, produkti kontrabandohej dhe përdorej pa deklaruar të ardhurat në organet tatimore, duke krijuar kështu një rrjet të gjerë paligjshmërie në tregun e estetikës.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *