Ç’mendim kanë shqiptarët për Berishën e Metën dhe ç’ndodh me Bashën/ Del sondazhi

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja. Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Sali Berishën, 28.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 66.3% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Sali Berishën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rritje prej rreth 3%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Mars 2024 ka një rënie prej rreth 4%.

Ndërsa krahasuar me Janarin e 2024 Sali Berisha ka të njëjtat për qindje mendimi pozitiv dhe negativ me ato aktuale të Shtatorit 2024.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Ilir Metën, 9.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 84.6% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për të është rritur 1.5% krahasuar me Janar-Mars 2024, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Janar – Mars 2024 ka një rënie prej rreth 2.6%.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Lulzim Bashën, 13.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 80.5% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv dhe negativ për të është i ngjashëm pothuaj për gjithë vitin 2024.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *