Jeni gati për super hitin ” Mora fjalë” Dj FemX dhe Dioniza

Do të jetë një super bashkëpunim ku super hiti i të gjithë shqiptarëve ” Mora fjalë” do të vijë me një stil dhe përpunim të ri. Fjala është për zërin e fortë e të bukur të Dioniza dhe shqiptari tjetër i kërkuar kudo për muzikën e tij Dj FemX. Mësojmë se kënga është përpunuar duke ardhur më komerciale në studion në Belgjikë nga Dj FemX, Enco dhe Valbon Dzelili, e ku ky projekt mjaft i bukur do të ketë edhe një super klip i cili do të lansohet me dt 16 Shkurt një ditë para Festës së Pavarësisë, e ku do të prekë me zërin dhe klipin çdo shqiptar në zemër kudo që është dhe do të dëgjohet e shihet kudo. Ne jemi të sigurt se kjo do të jetë kënga dhe bashkëpunimi i vitit që do të dëgjohet e këndohet në këtë version kudo në çdo ambient e festë shqiptare. Dj FemX quhet Femi Junuzi i lindur dhe rritur në Bruksel por me origjinë nga Kumanova e ku pasionin e tij që nga viti 2002 është duke e ushtruar dhe më i kërkuar kudo, ndërsa Dioniza ka lindur dhe rritur në Bruksel me origjinë nga Tërnoci e njohur për talentin e saj dhe kur ishte 11 vjeçe ishte në “The Voice” dhe pas disa viteve kënga e saj e parë vjen në bashkëpunim me Dj FemX. Kështu që mezi po presim këtë bashkëpunim dhe super hit që do të lansohet në kanalin muzikor youtube.

https://www.instagram.com/reel/C3QuBvSL_37/?igsh=MW53MzRraGVmd29lcw==

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *