“Ajo është hot”/ Gafa e Trump bëhet virale

Ish – presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump ishte pjesë e një momenti qesharak gjatë një mitingu në Las Vegas kur ngatërroi këngëtarin Nicky Jam me një grua. Ndërsa falënderoi artistin për praninë e tij në këtë event, Trump tha: Superylli latin Nicky Jam. A e njihni Nicky-n? Ajo është hot! Ku është Nicky?”

Më pas ai korrigjoi shpejt gabimin teksa i uroi mirëseardhjen këngëtarit në skenë. Incidenti nxiti të qeshura tek të pranishmit dhe Nicky Jam shfrytëzoi momentin për të shprehur mbështetjen e tij për Trump, duke theksuar vlerësimin e tij për ish-presidentin.

Këngëtari i njohur tha: Nder që të takoj zoti President… njerëzit nga vij unë nuk arrijnë të takojnë presidentin. Ne kemi nevojë që ju të jeni president. Le ta bëjmë Amerikën mirë përsëri!

Ky lapsus është një nga disa momente të diskutueshme në të cilat Trump është përfshirë gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2024, edhe pse asgjë në krahasim me gabimet thuajse të përditshme të ish-presidentit Joe Biden.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *